Rumania e Greqia ndalin futbollin, diskutime edhe për Barcelona-Napoli

schedule10:17 - 9 Mars, 2020

schedule 10:17 - 9 Mars, 2020

Dilema për Barcelona-Napoli nëse do të luhet me tifozë. Disa ditë më parë ishte Ministri Shëndetësisë në Spanjë që tha se nuk kishte rrezik dhe takimi i Champions League mund të luhej me praninë e tifozëve. për këtë dolën në shitje edhe biletat, për takimin që luhet më 18 mars prej orës 21:00.

Situata ka ndryshuar së fundmi, pasi qeveria qendrore e provincës së Barcelonës zyrtarisht ka kërkuar që ndeshja e kthimit në Champions të luhet pa tifozë. Kërkesa është dorëzuar dhe tashmë pritet vendimi përfundimtar.

Në Spanjë i druhen edhe më shumë përhapjes së Coronavirusit. Italia është një nga zonat më të prekura, teksa janë më shumë se 6 mijë persona që kanë rezultuar pozitivë dhe numri i viktimave ka ardhur ccdo ditë në rritje. Kështu, ata i druhen mos ndonjë nga tifozët e Napolit është i prekur dhe do ishte burim për përhapjen e Coronavirusit në Barcelonë.

Në Zvicër prej javësh kanë ndërprerë kampionatet, ndërkohë që së fundmi e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Rumani e Greqi. Aktualisht Coronavirusi ka futur në kaos çdo aspekt të jetës në botë dhe jo vetëm futbollin, ndaj edhe po tentohet të bëhet shumë kujdes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!