VIDEO/ Goli i Teutës, pse arbitri Kuka ka gabuar me vendimin e marrë

schedule20:06 - 8 Mars, 2020

schedule 20:06 - 8 Mars, 2020

Teuta u ndal në shtëpi me Flamurtarin, që i ndëshkoi durrsakët shumë shpejt dhe në fund mori një pikë. Më shumë u dëmtua skuadra e drejtuar nga Edi Martini, që kishte mundësinë të merrte tre pikët. Gjithsesi ky është futbolli dhe vlonjatët sivjet ia kanë dalë të befasojnë edhe skuadrat e tjera që duan Europën. Madje ia kanë dalë edhe ndaj Tiranës kryesuese të kampionati.

Takimi i sotëm pati edhe momente të diksutueshme sa i takon gjykimit dhe i pari ishte ai i penalltisë së dhënë në favor të durrsakëve. Një kontakt i lehtë, që arbitri Orlando Kuka e gjykoi se ishte 11-metërsh. Interpretimet mund të jenë ndryshme për këtë rast, por në kampin vlonjat e kanë cilësuar si skandaloze.

Penalltia iku, por ka diskutime edhe për ekzekutimin. Kallaku e goditi topin dhe në momentin që e bëri diçka të tillë, në zonë pati disa lojtarë. Arbër Çyrbja ishte ai që u vërsul i pari dhe normalisht do kishte përparësi ndaj lojtarëve të Flamurtarit.

Mesfushori anësor e devijoi topin dhe e ndëshkoi. Normalisht në atë rast goli duhej anuluar, për shkak se Çyrbja ishte në zonë kur Kallaku goditi. Ajo që duket e habitshme është fakti që gjyqtari as që sheh nga lojtarët që futen në zonë, duke ruajtur me shikim vetëm portierin Moçka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!