Takime interesante në Superiore dhe tre gola të shënuar. Flamurtari po kryeson në Durrës kundër Teutës, falë një goli të shënuar nga Shaqir Haruni. Lojtari vlonjate realizoi një gol shumë të bukur në portën e Frashërit.
Vendasit u hodhën në sulm për të barazuar, por mund të kishin pësuar edhe tjetër gol. Frashëri u bë shpëtimtar në një rast me Ardit Hoxhajn, i cili lëshoi një diagonale të fortë në hyrje të zonës. Gjithsesi pjesa e parë u mbyll 0-1, me golin e Harunit në fuqi.
NDESHJA NË GJIROKASTËR – Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1 dhe ishte Bylisi që shënoi i pari me të zakonshmin, Saliou Guindo. Sulmuesi fitoi një penallti dhe e ktheu në gol, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Dovedan.
Gjithsesi nuk e ruajtën dot epërsinë, pasi Gresild Lika një minutë para fundit të kohës së rregullt realizoi përmes një goditjeje dënimi. Topi plasi në tokë fillimisht dhe më pas u ndal në rrjetë, me Mirakën që nuk mundi të bënte asgjë. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E diel, më 8 mars 2020, ora 14:00
Luftëtari-Bylisi 1-1
Shënues: Lika 44’ / Guindo 35’ (pen.)
Teuta-Flamurtari 0-1
Shënues: Haruni 13’