Grupi “Three Dots” kishte planifikuar një koncert në Austri, por ai është anuluar si masë parandaluese për shkak të koronavirusit.
Tashmë epidemia ka mbërthyer të gjithë botën në panik, duke detyruar shumë vende të anulojnë fluturime, koncerte apo mbylljen e shkollave.
Këngëtari i njohur Flori Mumajesi së bashku me anëtarët e grupit kanë postuar një video në rrjetin social “Instagram” ku përcjellin lajmin për anulimin e eventit.
Ndërkohë ata premtuan që do të shkojnë në Austri, nga maji duke mos lejuar fansat të zhgënjehen.
https://www.instagram.com/p/B9ZOTc8Dr98/?utm_source=ig_web_copy_link