Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova pa fat ndalet sërish/ Vetëm barazim 1-1 në ndeshjen kundër Austrisë në “Fadil Vokrri”

schedule11:11 - 5 Tetor, 2026

schedule 11:11 - 5 Tetor, 2026

Kosova flirton me fitoren, por në fund nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 kundër Austrisë në sfidën e saj të katërt në Ligën e Kombeve. “Dardanët” dështojnë në misionin për t;u kthyer te suksesi, megjithëse për disa minuta e kishin në dorë dhe tifozët në “Fadil Vokrri” të Prishtinës besuan me të vërtetë.

Skuadrës së drejtuar nga Franko Foda iu desh pak kohë për të hyrë në ndeshje. Pjesa e parë ishte më e mirë për austriakët, që iu afruan disa herë golit të epërsisë dhe për të shpëtuar, Kosovës iu deshën sërish pritjet e Saipit.

Të zotët e shtëpisë kishin mundësinë më të mirë për të ndalur topin në rrjetë në fundin e pjesës së parë. Por, Vedat Muriqi nuk arriti të shfrytëzojë si duhet dhuratën që mori nga mbrojtja kundërshtare.



Pas pushimit, “Dardanët” u kthyen ndryshe në fushën e lojës. Gjithmonë të rrezikshëm vendasit, ndërsa në fillim Dellova, më pas Zhegrova dhe në fund Hoxha provuan me mënyra të ndryshme të gjenin golin e epërsisë.

Ai do të vinte vetëm në minutën e 70-të. I hedhur në fushë si zëvendësues në vend të Muriqit, Fisnik Asllani ndali topin në rrjetë në prekjen e dytë të topit. Nuk mund të harrohet klasi i Zhegrovës, nga I cili nisi askioni dhe erdhi asistimi për sulmuesin.

Në festë “Dardanët”, që vetëm dy minuta më pas kishin fatin kundër, pasi Rashica u ndal vetëm nga shtylla, ndërsa në kthimin e topit, goditja e Hoxhës gjen të përgatitur portierin Shlager.
Nga ky moment ndryshon edhe fati I gjithë ndeshjes, pasi në minutën e 84-rt, Austria barazoi shifrat me Lang.

Kosova provoi deri në fund të kthehej te fitorja, por edhe një herë, për të dytën herë radhazi duhej të kënaqej me një pikë.

Me këtë barazim, Kosova zbeh shanset e saj për vendin e parë në grupin e saj në Ligën B, por gjithsesi është bindshëm në lojë për vendin e dytë me 5 pikë në katër ndeshjet e para./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!