Sipas analistit Alfred Lela, opozita ka merita të mëdha duke iu referuar miratimit me konsensus të rekomandimeve të komitetit parlamentar të stabilizim ascociimit mes BE-së dhe Shqipërisë, të cilat do t’i dërgohen më pas Parlamentit Europian.
“Unë do i jepja më shumë kredite opozitës për faktin se është hera e parë, që opozita nuk bëhet pengesë. Jemi të vetëdijshëm se kur ka ardhur momenti për të hedhur hapin final, opozitat e mëparshme kanë preferuar të veprojnë në favor të një lufte të brendshme kundër integrimit europian”, u shpreh Lela në Byro Politike në ABC News.
Më tej Lela u shpreh se shpreson që kjo paqe mes PD dhe PS të vazhdojë dhe të mos jetë e përkohshme.
“Unë shpresoj shumë që të ecet në këtë sepse ta pranojmë, historikisht ka pasur një paqe të përkohshme dhe të rreme që është shndërruar në një luftë më pas”, tha ai./abcnews.al