Shoqërimi për në spital i një prej nxënëse të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier ka alarmuar sërish prindërit. Ata kanë shkuar me nxitim në shkollë dhe kanë hyrë në oborr për të mësuar për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre.
Madje një nënë thotë për abcnews.al se u njoftua nga vajza e saj që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Vajza kishte marrje frymë, dhe ishte e trembur. Kishte dhe disa vajza të tjera dhe i kishin nxjerrë nga pas por nuk e di se sa është numri. Po i mbanin jashtë duke i qetsuar me psikologe. Nuk kemi siguri për fëmijët këto duhet ta kishin mbyllur shkollën dhe ato të qetsoheshin”, shprehet nja nga nënat e nxënëseve të helmuara.
Ndërkohë një tjetër prind përmes shprehet i zhgënjuer nga reagimi i drejtoreshës, i cili thekson faktin se ato dhe pas herës së parë nuk kanë kontaktuar me nxënësit dhe sot thotë se ska probleme.
“Kam vajzën ka ndejtur dy ditë atje me serum është një rast i përsëritur frika se mos bëhet si në mode pasi mund të vijojë dhe në shkolla të tjera. Sjellja e drejtoreshës la për të dëshiruar as nuk e ka marrë mundimin që të pyesë nxënësit. E vetmja gjë që ne po mendojmë për momentin të heqim fëmijët nga shkolla”, shprehet një ndër prindërit e nxënësve me probleme shëndetsore nga helmimi./abcnews.al