“S’më gjen gjë se jam shqiptar”, italianet që mbërritën në Vlorë: Situata është kaotike

schedule21:13 - 3 Mars, 2020

schedule 21:13 - 3 Mars, 2020

Mbi 210 persona kanë hyrë në vendin tonë mëngjesin e sotëm përmes Portit të Vlorës. Udhëtarët italianë kanë treguar për “ABC News” se situata në shtetin e tyre është kaotike, sa i takon frikës nga koronavirusi. Ndërsa shqiptarët e kthyer duken më të qetë.

Gjithashtu ka patur dhe nga ata që përgjatë kësaj periudhe nuk kanë dalë fare nga shtëpia.

“Situata është shumë keq. Të gjithë supermarketet, restorantet në Itali thuajse janë bosh”, shprehet një udhëtar.

Ndërsa një tjetër qytetare thotë: “Kishin frikë, njerëzit rrinin me maska unë nuk dilja”.

“Kam ardhur nga Brindisi për një vizitë mjekësore. Kemi frikë shumë frikë”, tregon një shtetas italian.

“Në veri është më frikë, ndërsa në jug është më qetë dublim”, shprehet një turiste italiane.

Sipas udhëtarëve si në Brindisi ashtu dhe në Vlorë ata janë kontrolluar nga stafi mjekësor.

“Vij nga Lecia. Na kanë bërë kontrolle në të dy portet”, tregon një prej udhëtarëve.

Edhe pse virusi i ri ka prekur pjesën më të madhe të shteteve ka dhe si këta shqiptarë që e sfidojnë.

“S’më gjen gjë se jam shqiptar”, thotë një qytetar shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!