Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në mbërritje në Portin Detar të Vlorës. Gjatë ditës së sotme, me dy tragetet e linjës kanë mbërritur mbi 1.100 pasagjerë dhe rreth 350 automjete.
Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë emigrantë dhe turistë, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore në Shqipëri. Autoritetet portuale kanë marrë masat për përballimin e fluksit, ndërsa procedurat e përpunimit të pasagjerëve dhe automjeteve kanë vijuar normalisht.
Fluksi në Portin e Vlorës pritet të mbetet i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, për shkak të sezonit turistik dhe kthimit të emigrantëve për pushime.


