Porti i Vlorës ka nisur të shënojë rritje të lëvizjes së pasagjerëve në këtë fillim korriku. Vetëm këtë të martë, në port kanë hyrë rreth 325 pasagjerë. Shefi përpunimit të trageteve, Festim Skëndaj, thotë se autoritetet portuale presin shtim të lëvizjes se pasagjerëve në ditët në vijim
Sipas të dhënave zyrtare nga Kapiteneria e Vlorës, gjatë muajit qershor të këtij viti në port janë regjistruar rreth 3 mijë pasagjerë, me një rënie të lehtë. Skëndaj e lidh këtë me disa faktorë ku një ndër më kryesorët mbetet konkurrenca e linjave ajrore.
Në portin e Vlorës pritet që lëvizja të rritet pas datës 10 korrik, ndërsa me 8 korrik do të nise operimin dhe trageti i dytë, për të përballur fluksin shmangur vonesat dhe duke rritur kapacitetet.
Porti i Vlorës mbetet e vetmja pikë hyrje-dalje detare në jug të vendit, duke luajtur një rol të rëndësishëm jo vetëm për lëvizjen e udhëtarëve, por edhe për turizmin bregdetar.



