Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur që të pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe të kalojë për gjykim cështjen ndaj ish-deputetit të PD, Klevis Balliu.
Të pandehur janë marrë edhe 4 banorë të Unazës së Re Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj, Seit Hajderas si dhe Elton Skender. Ata akuzohen për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme.
Ndërkohë, Gjykata vendosi që të pushojë çështjen penale për punonjësin e policisë, Altin Koni, i cili akuzohej nga banorët e Unazës së re për ushtrim dhune.
Pas përfundimit të seancës paraprake, ish-deputeti Balliu e cilësoi vendimin e gjykatës të padrejtë.
“Këtu na ka sjellë Edi Rama dhe pushteti i tij i inkriminuar. Ku janë provat për dhunën që kanë shkatërruar banorët e unazës”, tha Balliu.
Banorët e unazës së re kanë zhvilluar protesta për më shumë se një vit për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre, të cilat preken nga ndërtimi i unazës së madhe./abcnews.al