Mjeku më i mirë amerikan, Jerome Adams u është drejtuar qytetarëve me një thirrje të thjeshtë: Ndaloni blerjen e maskave për fytyrën.
Mesazhi i mjekut është shpërndarë nga ky i fundit të shunën në Twitter, teksa kishte një mungesë ta maskave për të sëmurët në spitale, pasi janë blerë nga qytetarët në kushtet e panikut.
“Seriozisht njerëz, ndaloni blerjen e maskave! Ato nuk janë efektive në parandalimin e virusit në publik, por nëse ofruesit e kujdesit shëndetësor nuk mund t’i bëjnë ata të kujdesen për pacientët e sëmurë, ato i vënë ata dhe komunitetet tona më shumë në rrezik!”- shkroi kirurgu amerikan Dr.Jerome Adams.
Larja e duarve, qëndrimi në shtëpi dhe “veprime të tjera parandaluese të përditshme” janë mbrojtjet më të mira, tha Adams. /abcnews.al