Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Real Madrid gjen “Cristianon” e ri, mposht pastër Barcelonën në El Clasico

schedule22:54 - 1 Mars, 2020

schedule 22:54 - 1 Mars, 2020

Është mbyllur takimi mes Real Madrid dhe Barcelonës, me “Galaktikët” që kanë triumfuar në këtë El Clasico me rezultatin e pastër 2-0. Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe me ritëm të lartë, por goli mungoi deri në minutën e 71-të.

Kjo dhe për meritë të dy portierëve, Courtois dhe Ter Stegen, të cilët bënë pritje të shkëlqyera kundrejt Arthur dhe Iscos. Në minutën e 71-të, Vinicius Junior do të shpërthente nga krahu i majtë dhe më pas, talenti brazilian shënon nga një pozicion i vështirë. Festa? Si Cristiano Ronaldo, me yllin portugez që ishte i pranishëm në tribunë.

LEXO EDHE: VIDEO | Zhbllokohet El Clasico, gol historik nga Vinicius Junior



Barcelona shtyu më para në kërkim të golit, por sulmi ishte në një ditë “jo”. Zidane kryen zëvendësim në minutën e 90+1′, duke aktivizuar Mariano Diaz. Pak sekonda në fushë i mjaftuan numrit 24 që të shënonte golin e dytë për Realin, duke vulosur rezultatin final në 2-0./abcnews.al

La Liga

Real Madrid – Barcelona  2-0
Vinicius Jr. 71′, Mariano 90+2′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!