VIDEO | Tirana nuk “ngopet” me trofe, edhe U-19 kampione e Shqipërisë

schedule18:59 - 1 Mars, 2020

schedule 18:59 - 1 Mars, 2020

Është mbyllur takimi final i Kupës së Shqipërisë, mes Tirana U-19 dhe Shënkollit U-19, me fitoren 3-2 të bardhebluve. Pas U-17 që fitoi Kupën e Shqipërisë, edhe ekipi U-19 ngre trofeun, duke vazhduar ecurinë e mirë të moshave bardheblu.

Takimi ishte shumë i luftuar, me të dyja skuadrat që krijuan raste të shumta. Sfida u zhbllokua në minutën e 60-të, pas një autogoli të mbrojtësit të Shënkollit, Uku, i cili ishte i pafat. 8 minuta më vonë, Elezi dyfishon për Tiranën.

Stafa kishte mundësinë të çonte shifrat në 3-0, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Marku në minutën e 86-të, shkurtoi diferencat për Shënkollit, por Stafa korrigjoi penalltinë e humbur dhe çoi shifrat në 3-1.

Shënkolli do të shënonte sërish në fund me anë të Hoxhës (90+2′), por nuk ia dolën të shmangnin humbjen. Një sfidë shumë e bukur dhe në fushë, u panë disa lojtarë me të ardhme premtuese.

Kupa e Shqipërisë, finale U-19

Tirana – Shënkolli  3-2
Uku (ag) 60′, Elezi 68′, Stafa 87′ / Marku 86′, Hoxha 90+2′