Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarm smogu para finales/ Zjarret në Kanada rëndojnë kushtet e mjedisore në New Jersey

schedule11:54 - 17 Korrik, 2026

schedule 11:54 - 17 Korrik, 2026

Alarmi për cilësinë e dobët të ajrit në Nju Jork dhe Nju Xhersi po kërcënon përgatitjet për finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës. Tymi i dendur nga zjarret e rënë në Kanada i ka shtyrë autoritetet lokale të këshillojnë ndërprerjen çdo forme aktiviteti fizik në natyrë. Kushtet mjedisore pranë vendit të ndeshjes në East Rutherford janë përkeqësuar në mënyrë drastike për shkak të grimcave ndotëse, me nivele që arrijnë deri në shtatë herë standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jork, Zohran Mamdani, lëshoi një apel urgjent për publikun, duke u kërkuar njerëzve të kufizojnë kohën jashtë dhe të shmangin sforcimin e rëndë për shkak të rritjes së toksinave të lidhura me nxehtësinë.

Kjo situatë shtyu kombëtaren e Argjentinës të shtyjë qëndrimin e saj në Xhorxhia dhe ndryshe nga sa ishte parashikuar do të mbërrijë në qytetin e finales24 orë me vonesë.



Ndërkohë, që kombëtarja spanjolle zbarkoi në Neë Jersey të mërkurën në mbrëmje pas fitores së tyre në gjysmëfinale ndaj Francës dhe menjëherë doli në fushë për një seancë stërvitore në ajër të hapur, pa bërë asnjë koment zyrtar.

Gjithsesi, deri tani nuk ka asnjë rrezik për shtyrjen e finales së madhe të Kupës së Botës. Organizatorët presin që ndeshja të zhvillohet sipas planit, para një audience prej më shumë se 80,000 spektatorësh. Siguria vjen nga parashikimet e motit për ditët në vijim, të cilat tregojnë se ndikimi i ajrit toksik pritet të zbutet gradualisht para fillimit të aktivitetit.

Pritet një përmirësim i dukshëm, i favorizuar nga shiu i parashikuar për të shtunën, i cili do të ndihmojë në shpërndarjen e mjegullës së tymit. Si rrjedhojë, cilësia e ajrit pritet të stabilizohet në nivele mesatare dhe të pranueshme deri në ditën e finales./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!