Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Slavko Vinçiç, “bilbili” i finales/ Arbitri slloven 46 vjeçar i besohet sfida e madhe Spanjë-Argjentinë

schedule11:49 - 17 Korrik, 2026

schedule 11:49 - 17 Korrik, 2026

Ashtu si për futbollistët, finalja e Kupës së Botës është kulmi I karrierës edhe për arbitrat.

Këtë fat do ta ketë edhe Slavko Vinçiç, të cilit FIFA i ka besuar sfidën më të madhe të “Botërorit 2026” mes Spanjës dhe Argjentinës më 19 korrik në “Metlife Stadium” të Nju Xhersit.

Arbitri slloven 46 vjeçar do të ndihmohet në fushë nga patriotët e tij Tomaz Klançnik dhe Andraz Kovaçiç. Adham Makhadmeh nga Jordania do të jetë arbitri i katërt dhe Mohamad Alkalaf nga Katari si ndihmës arbitër rezervë.



Slavko Vinçiç nuk është I panjohur për ndeshjet e mëdha të futbollit sidomos në Europë.

Në 2024 ai drejtoi finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund, ndrësa në 2022 atë në Europa League mes Eintracht Frankfurt dhe Raingers.

Në këtë Botëror, sllovenit I ishte besuar vetëm një ndeshje, ajo mes Meksikës dhe Ekuadorit në vazën e 1/16, ku u bë protagonist me një rast të dyshimtë, pasi ndërpreu një aksion premtues të meksikanëve për atë që quhet “pushimi i hidratimit”.

Tashmë niveli është I një vështirësie tjetër dhe Slavko Vinçiç duhet të shpërblejë besimin e FIFA në atë që konsiderohet ndeshja e jetës për çdo arbitër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!