SHBA dhe talibanёt nёnshkruajnё marrёveshjen e paqes

schedule22:52 - 29 Shkurt, 2020

schedule 22:52 - 29 Shkurt, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe talebanët kanë nënshkruar këtë të shtunë njё marrёveshje historike tё paqes.

Marrёveshja u nёnshkrua nё njё ceremoni nё Doha, nga drejtuesi i negociatave pёr palёn amerikane, Zalmay Khalisazad dhe kreu negociues i talibanёve, Abdul Ghani Baradar.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se marrёveshja parashikon tёrheqjen e plotё tё trupave amerikane nga Afganistani brenda 14 muajsh. Me kёtё marrёveshje duhet tё marrё fund edhe konflikti 20 vjeçar nё Afganistan.

Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili udhёtoi nё Doha pёr marrёveshjen, u shpreh, se ajo hap rrugёn pёr njё paqe tё qёndrueshme nё Afganistan. “Ne qёndrojmё nё fillim”, tha Pompeo tё shtunёn duke theksuar, se ulja e ndjeshme e dhunёs do tё krijojё kushtet pёr paqen.

Pompeo paralajmёroi talibanёt tё mos e shohin marrёveshjen si pranim tё dёshtimit tё SHBA-sё.

Ndërsa  Presidenti amerikan, Trump kishte apeluar njё ditё mё parё tё kapej ky shans pёr paqen dhe njё tё ardhme tё re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!