Është mbyllur pjesa e parë mes Teutës dhe Kukësit në Niko Dovana, me rezultatin e barabartë, 1-1. Këto 45 minuta, panë dy penallti të akordoheshin dhe të ktheheshin në gol, nga një për çdo skuadër.
Fillimisht, është Kallaku ai që i merr një penallti Krasniqit, pas një ndërhyrje të mbrojtësit të Kukësit. Vetë numri 10 i Teutës, merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe me shumë qetësi, mposht Xhikën.
Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0 në favor të Teutës, gjyqtari kryesor Blerim Ziri akordon penallti për Kukësin, pas një rrëzimi të Limajt. Shkurtaj merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe mposht ish-shokun e skuadrës, gardianin Frashëri. Pjesa e parë në Durrës, mbyllet e barabartë 1-1./abcnews.al
SUPERIORE (Niko Dovana)
Teuta – Kukësi 1-1
Kallaku (p) 22′ / Shkurtaj (p) 45+3′