Olsi Rama nuk ka duruar pas humbjes në derbi. Drejtori i Përgjithshëm i të kuqve ka komentuar kartonin e kuq që mori Eneo Bitri. “Për një vendosje dore në shpatullën e Torassa, u dha një karton i kuq. Më thoni kur e keni parë, që ta di dhe unë, se po mësoj dhe unë futboll. Në qoftë se kemi ardhur këtu që fati i ndeshjes të vendoset në mënyrë arbitrare, nga një arbitër komplet inkompetent, unë nuk di çfarë të them”, u shpreh Rama fillimisht.
Rama më pas shton: “I zhgënjyer se i falëm Tiranës me gabimet tona. I kam folur dhe Bitrit dhe Belicës, se nuk duhet të dilte fare Torassa në atë pozicion. E filluam ndeshjen shumë mirë. Por siç e thashë ndeshja u vendos në mënyrë arbitrare nga një arbitër inkopetent.
Nuk e di kush e mori vendimin. Nuk e di si arbitri mbrapa porte mund t’i thotë arbitrit kryesor jep karton të kuq. Ku e keni parë, ma thoni që ta di dhe unë. Derbi vlen 3 pikë si të gjithë ndeshjet e tjera. Do ishte e bukur të fitonim për moral, por nuk fituam dot. I falëm Tiranës ndeshjen”.
I ngacmuar në fund nëse Sormani rrezikon pozicionin e tij, Rama thotë: “Nuk ka lidhje fare me stolin e trajnerit. Duhet të lëkundet fanella e arbitrit me këtë ndeshje”. /abcnews.al

