Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat, Demo: Nuk tolerojmë kërcënimet ndaj efektivëve! Policia nuk është aty për t’u përballur dhunshëm me qytetarët

schedule16:22 - 30 Tetor, 2026

schedule 16:22 - 30 Tetor, 2026

Ministri Demo ka reaguar lidhur me protestat dhe tensionet e krijuara, duke dënuar dhunën ndaj pronave private dhe kërcënimet e drejtuara ndaj drejtuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit. Ai theksoi se policia nuk ndodhet në terren për t’u përballur me dhunë me qytetarët, por për të garantuar sigurinë e tyre.

Demo paralajmëroi se kërcënimet dhe thirrjet për sulme ndaj punonjësve të policisë janë akte të papranueshme që nuk do të tolerohen, ndërsa nënvizoi se qeveria mbetet e hapur për dialog.

“Policia e Shtetit nuk është aty për t’u përballur dhunshëm me qytetarët, por për sigurinë e tyre. Ka pasur dhunë qenë kundrejt subjeketeve dhe pronave  private. Ka presion të ushtruar ndaj policisë, jo vetëm në ushtrim të detyrës si rrjedhojë e dhunës, por sulme mediatike dhe në rrjetet sociale.



Janë referuar kërcënimet që i janë bërë drejtuesve dhe efektivëve, për identifikimin e tyre dhe thirrjen për sulme ndaj tyre. Akt i paprecedentë, që nuk do tolerohet. Qasja e qeverisë është e qartë ne jemi të hapur për dialog”, tha ministri Demo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!