Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës dhe Gërvallës”, Tërshani: Dikush duhet të marrë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës

schedule17:29 - 30 Tetor, 2026

schedule 17:29 - 30 Tetor, 2026

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ka komentuar konferencën e dy ministrave lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke theksuar se institucionet kanë qenë në dijeni të rastit të saj dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Ajo u ndal edhe te raporti i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme, si dhe te çështja e dorëheqjes së dy ministrave, të cilët gjatë konferencës deklaruan se nuk ishte momenti për të dhënë dorëheqjen.

“Ka pasur një përfshirje të institucioneve, të cilat kanë qenë në dijeni të rastit të saj. Dikush duhet të marrë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës.



Konferenca ka qenë e gjatë, për të parë se çfarë do të thuhej nga dy ministrat. Raporti që ka dalë nga dy ministritë, e Drejtësisë dhe e Brendshme, është autorizuar që të bëhet një raport me detaje se çfarë ka ndodhur.

Dje ka përfunduar afati i vendosur nga Kurti, ndërsa protestuesit e kanë pritur orën 18:00. Pyetjet e para nga gazetarët kanë qenë për dorëheqjen. Dy ministrat kanë thënë se nuk është momenti për të dhënë dorëheqjen.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!