Sipas institucioneve të shëndetit publik në Amerikë, nëse përhapja e koronavirusit vijon me këto ritme, shumë shpejt do të kemi të bëjmë me një pandemi. Të infektuarit jashtë Kinës shtohen dita ditës, veçanërisht, në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali shkruan CNBC
“Rrethanat aktuale globale tregojnë se ka të ngjarë që ky virus të shkaktojë një pandemi,” tha Anne Schuchat, zv / drejtore e CDC.( Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve)
Ndërsa COVID-19 nuk është përhapur me shpejtësi deri më tani në SH.B.A., zyrtarët e CDC thanë se njërëzit duhet të përgatiten për një shpërthim eventual edhe këtu.
Korea e Jugut ka më shumë se 1100 të infektuar dhe të paktën 12 të vdekur. Irani ka konfirmuar 95 raste dhe 15 të vdekur. Në Itali, janë prekur të paktën 322 njerëz dhe kanë vdekur 11. Algjeria, Kroacia, Spanja dhe Zvicra kanë raportuar të infektuarit e parë.
Organizata Botërore e Shëndetit është stepur nga klasifikimi i përhapjes së koronavirusit si pandemi, por me këto ritme, kriteret do të plotësohen.
Që të klasifikohet si pandemi, duhet që virusi të shkaktojë sëmundje, të transmetohet nga njëri njeri te tjetri dhe të shpërhapet në gjithë botën. Dy kriteret e para janë plotësuar./abcnews.al