Koronavirusi, flet për ABC News Pëllumb Pipero: Si dhe kur duhet ti përdorni maskat

schedule11:03 - 25 Shkurt, 2020

schedule 11:03 - 25 Shkurt, 2020

ABC News ka ndjekur që në orët e para të mëngjesit se çfarë shihet nga spitali QSUT në Tiranë. Siç raporton gazetarja Ajgena Korbi duket se, si kurrë më parë, qytetarët që hyjnë e dalin në këtë pavion, shihen me maska në fytyrë, për shkak të Koronavirusit.

Në një prononcim për ABC News, infeksionisti Pëllumb Pipero tregoi masat e marra nga spitali i infektivit, dhe se sa i përgatitur është stafi mjekësor, për tu përballur me virusin vdekje prurës.

Ajgena Korbi: Sa na mbron kjo maskë e thjeshtë?

Pëllumb Pipero: Kjo maskë për qytetarët eshtë mjaft efikase sepse parandalon transmetimin e spërklave të pështymës. Do të thoja se për qytetarët është efikase, e rekomandoj një maskë të tillë nëse qytetarët vizitojnë spitalet mjetet e transportit puyblik, ku ka qarkillim të shtuar të njerëszve. Gjithsesi kjo maskë është e justifikuar në situatën aktuale sepse kemi dhe gripin stinor.

Ajgena Korbi: Si paraqitet sitiuata?

Pëllumb Pipero: Është një ditë e zakonshme, situata është e qetë, paraqiten 20 deri 30 raste në ditë, me komplikacione të thjeshta dhe të rënada.

Ajgena Korbi: A është normale?

Pëllumb Pipero: Është normale për stinën.

Ajgena Korbi: Përmendët se kemi raste edhe të rënda, simptomat janë të ngjashme me Koronavirusin?

Pëllumb Pipero: Jemi në një situatë të emergjencave globale, por një person plotëson  dhe shfaq disa simptoma. Kemi bërë disa analiza që kanë rezultuar negative. Ne nuk mund të konsidetrohemi vend me rrisk të ulët sepse tashmë e kemi në prag. Të gjitha mostrat e dërguara në laboratorët e shëndetit publik kanë qenë negative.

Ajgena Korbi: Sa të përgatitur jeni?

Pëllumb Pipero: Fillojmë mbledhjen e mëngjesin me këtë temë, trajnohemi dhe marrim e japim informacionin në lidhje me kOronavirusin. Jemi të përgatitur dhe kemi protokollët e duhur se si ta përballojhmë atë. Sëmundjet infektive në vend i kanë të gjitha pajisjet dhe stafin për të përballuar këtë sëmundje.

Ajgena Korbi: E keni ngritur infrastrukturën e posaçme?

Pëllumb Pipero: Janë 10 15 m larg jush, 2 bokse me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, sallën e kujdesit intensiv. Brenda 2 -3 orësh kemi kapacitete të mjaftueshme për ta përballuar.

Ajgena Korbi: Në farmacitë e Tiranës vërehen mungesa, a keni mungesa ju në spital?

Pëllumb Pipero: Në shërbimin infektiv, janë marrë masat që personeli të jeytë i mbrojtur. Përditë po transmetojmë informacione për korponavirusin.. është i ngjashëm me gripin e zakonshëm. Pra ne kemi detyrimin të trajnohemi, si të mbrohemi dhe si ti shërbejmë qytetarëve. Situata do na mësojë nëse këto masa janë të pakta.

Ajgena Korbi: Si shfaqen simptomat e Koronavirusit?

Pëllumb Pipero: Gripi në opinionin tim është më i rëndë se sa Koronavirusi. Koronavirusi ka shumë të panjohura dhe duke qenë i tillë na bën të marrim masa të shtuara. Personat nëq moshë të madhe dhe me ekomplikacione të tjera është me fatalitet të lartë.

Ajgena Korbi: Si i këshilloni qytetarët:

Pëllumb Pipero: Mos u fusni në panik. Koronavirusi në raport me gripin e zakonshëm është më pak i zakonshëm. Çdo person që vjen nga zonat e infektuara dhe kalon portën pa temperaturë dhe shenja klinike,  në rast se ky person pas 2 javësh ka kollë temperaturë dhe vështirësi në frymëmartrje duhet të vetëizolohet dhe të marrë menjnëherë urgjencën kombëtare dhe ti nënshtrohet analizave laboratorike.

Doemos duhet ti thonë 127 që përpara 2 javësh kam ardhur nga vendet e infektuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!