Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Itali. Mediet italiane raportojnë se ai është një 84-vjeçar.
Në Itali janë shënuar katër viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëparshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, një grua nga Veneto, 76 vjeç rezidente në Lombardi, një burre 77 vjeç, dhe diten e sotme një tjetër 84 vjeçar.
Ndërsa që nga dje numri i të prekurve nga Koronavirusi është rritur ndjeshëm, kryesisht në Lombardi dhe Veneto.
Janë gjithsej 5 zona të infektuara në Itali të cilat po përballen me izolimin dhe me panikun ndaj virusit vdekjeprurës.
Shqipëria ka marrë masat dhe ka shtuar kontrolle në pikat kufitare, gjithsesi udhëtarë të ndryshëm kanë thënë për ABC news se kontrollet kanë qenë të pakta dhe jo me pajisje të specializuara.
Kryeministri Rama dhe Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaruan se janë të gatshëm të përballen me profesionalizëm të lartë me Koronavirusin./abcnews.al