Vllaznia shkërmoq Luftëtarin, Laçi bën autokritikë me Flamurtarin

schedule15:54 - 22 Shkurt, 2020

schedule 15:54 - 22 Shkurt, 2020

Pikë të arta për Laçin dhe Vllazninë, që në fakt e kishin detyrim të bënin autokritikë. Kurbinasit luanin në Vlorë dhe ia dolën të fitojnë me rezultatin 1-3, kurse shkodranët prisnin në shtëpi Luftëtarin. Skuadra e Jonuz triumfoi 4-0, me Silvio Junior që realizoi dy prej golave, kurse të parin gol e shënoi moldavi Sidorenco.

PËRBALLJA NË VLORË – Laçi në tre minuta arriti të ndëshkonte Flamurtarin, fillimisht me Nëabueze dhe më pas me Xhixhën. Sulmuesi amerikan lëvizi mirë në zonë dhe sapo krijoi hapësirën goditi fort dhe e çoi topin në trekëndësh. Festa e kurbinasve vijoi, pasi në të 22′ Xhixha realizoi golin e dytë pas një gabimi të Nebihut.

Pjesa e parë u mbyll 0-2, ndërkohë që te Flamurtari kanë pretendimet e tyre për gjykimin. Kurbinasit me nisjen e fraksionit të dytë të lojës mbeten me një lojtar më pak, pasi Turkaj u ndëshkua me karton të kuq në të 51′. Pavarësisht kësaj, Laçi ia doli të shënonte edhe golin e tretë.

Nëabueze asistoi për Xhixhën, i cili i vetëm me portierin Moçka realizoi. Kurbinasit u tërhoqën disi de vlonjatët ishin të rrezikshëm në vazhdim. Dhjetë minuta para fundit Andi Ribaj ndëshkoi portierin Stajila, ndërkohë që më pas ishte Haruni ai që iu afrua golit.

NDESHJA NË SHKODËR – Vllaznia e zhbllokoi shpejt ndeshjen. Sidorenco, kur kishin kaluar çerek ore loje, me një goditje diagonale brenda zonës ia doli të mposhte portierin Arlis Shala. Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën miqtë nga Gjirokastra u shfaqën të rrezikshëm dhe mund të barazonin me anë të Oshafit.

Silvio Junior ishte ai që i mbylli llogaritë, pasi shënoi golin e dytë me një goditje me kokë pas krosit të Gligorov. Tre minuta më pas shënoi një shkodran, Armenis Kukaj, por në portën e gabuar. Braziliani Junior i kishte lënë hapur llogaritë dhe në të 82′ ia doli të shënonte edhe golin e katërt për Vllazninë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 23
E shtunë, më 22 shkurt, ora 14:00

Flamurtari-Laçi 1-3
Shënues:
Ribaj 80′ / Nwabueze 19′, Xhixha 22′, 54′

Vllaznia-Luftëtari 4-0
Shënues:
Sidorenco 15′, Silvio Junior 69′, 82′, Kukaj 72′ (aut.)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!