Laçi dhe Vllaznia kanë shënuar takimet me Flamurtarin dhe Luftëtarin. Shkodranët realizuan të parët, teksa ishte sulmuesi Sidorenco ai i cili me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 15-të.
Në Vlorë kurbinasit realizuan golin e parë pas 19-të minutash lojës. Kyrian Nwabueze, brenda zonës lëvizi mirë dhe me një goditje të fortë shtangu portierin Moçka, i cili u detyrua të nxirrte topin nga rrjeta.
Tre minuta më pas Nebihu bëri një gabim ta pafalshëm, që u shfrytëzua nga Redon Xhixha. Sulmuesi i bardhezinjve nuk fali brenda zonës dhe i çoi shifrat në 0-2. /abcnews.al