Lëviznin me makinë të vjedhur dhe nuk i binden policisë, arrestohen dy të rinj

schedule08:47 - 22 Shkurt, 2020

schedule 08:47 - 22 Shkurt, 2020

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi nuk iu binden urdhrit për të ndaluar pasi udhetonin me makinë të vjedhur, ndërkohë që shoku i tyre është arratisur.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar 2 mjete tip “Benz” dhe targa të vjedhura.

Informacion

Nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim, pasi lëviznin me mjet të vjedhur, por dy prej tyre u vunë në pranga ndërsa njëri u shpall në kërkim.

Zbardhen dhe dokumentohen dhe disa raste të tjera vjedhjesh të automjeteve.

Sekuestrohen 2 mjete tip “Benz” dhe targa të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë ” dhe “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

K.Z., 24 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sh. Xh., i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.

Këta shtetas, më datë 20.02.2020, duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”, i dyshuar si i vjedhur në Tiranë më datë 25.06.2019, me targa të tjera të vjedhura në Shkodër, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim.

Pas ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë braktisur mjetin dhe njëri  prej tyre ka mundur të largohet.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të këtyre ngjarjeve:

Më datë 05.06.2019, në Fushë Krujë, dyshohen se kanë vjedhur mjetin tip “BMW”, në pronësi të shtetasit E. Ll.

Më datë 19.11.2019, në fshatin Derven, Krujë, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit  Sh. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë ” dhe “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!