Batha: Ja ç’po mendoja kur pësuam gol, kjo gjë ka ndryshuar Tiranën

schedule20:46 - 21 Shkurt, 2020

schedule 20:46 - 21 Shkurt, 2020

Idriz Batha realizoi një eurogol nga goditja e dënimit dhe i hapi rrugë përmbysjes së Tiranës përballë Kukësit. Mesfushori i bardhebluve flet për golin, ndeshjen dhe fitoren në deklaratën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

NDESHJA – “Nuk mendoj se ishim nervozë gjatë gjithë ndeshjes, por ndoshta kishim më shumë karikim seç duhet. Kukësi ka vlerat e veta, na e bëri më të vështirë, por nuk e vendosëm në diskutim dominimin. Fati ishte me ne, por e merituam fitoren”.

GOLI – “Është bukur të shënosh në çdo stadium. Ishte bukur që fituam ndaj një prej rivalëve tonë kryesorë. E kam parë më mirë se të gjithë, e kam parë live. Jam shumë i lumtur për fitoren, sigurisht edhe për golin”.

NDRYSHIMI – “Duhet të jemi me këmbë në tokë. Paraqitjet janë deri diku pozitive, ndeshjet do vijnë do vështirësohen, Ekipet e tjera do karikohen edhe më shumë. Ka ndryshuar harmonia brenda e ekipit. Ka të bëjë shumë mënyra se si i menaxhon lojtarët dhe si shkojnë ata me njëri-tjetrin”.

STËRVITJA – “E vërtetë që ushtrohem pas stërvitjeve bashkë me Karabecin.Të ndihmon të ushtrohesh, por fati dhe të gjitha janë pjesë e asaj goditje. Goli i pësuar? Të jem realist, më erdhi shumë keq kur pësuam golin. Gjatë gjithë kohës e thoja me vete që nuk e meritonim ta humbnin. Nuk e meritonin ta humbisnim, por e ndjeja që do e kishim të vështirë. Ndoshta nuk meritonin as ta fitonim, por ashtu si luajtëm në minutat e fundit, fati na ndihmoi”.

XHIKA – “Është diçka që ndodh. E falënderoj Dashin, është një gjest i sjellshëm, e falënderoj dhe e përshëndes. Alban Hoxha? Sigurisht që është miku im, t’i lëmë falënderimet për pas ndeshjes”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!