PD pagoi 150 mijë dollarë me anë të një kompanie skoceze për të lobuar në SHBA

schedule15:09 - 9 Shkurt, 2018

schedule 15:09 - 9 Shkurt, 2018

Një media skoceze ka zbuluar detaje të reja lidhur për skandalin në të cilin është përfshirë Partia demokratike e Shqipërisë. Sipas “The Herald”, PD ka paguar 150 mijë dollarë me anë të një kompanie të dyshimtë skoceze për të lobuar nga SHBA.

Gazeta skoceze “The Sunday Herald” ka publikuar detaje të reja lidhur me dyshimet për pagesën që është kryer nga Partia Demokratike për të lobuar në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump. “Një firmë skoceze me pronarë sekretë pagoi një lobist të Uashingtonit për të ndihmuar konservatorët e Ballkanit të hynin në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump”, shkruan media në fjalë duke nënvizuar se “Biniatta Trade” ka ngjallur tension ndërkombëtar për shkak të financimit të një fushate prej 150 mijë dollarësh për promovimin e krahut të djathtë të opozitës shqiptare në Amerikë.

Kompania, një shoqëri aksionere e regjistruar në Skoci, zyrtarisht merret me tregtimin e grurit dhe veshjeve, nga një zyrë virtuale në një prej zonave më prestigjioze të Edinburgut, në “Neë Toën”. Megjithatë, “The Herald” në një investigim ka zbuluar se kompania nuk ka arritur të zbatojë ligjet kundër pastrimit të parave dhe pronarët e saj janë përballur me gjoba të përditshme prej 500 paundësh.

Sipas mediave skoceze, 150 mijë dollarët e paguara nga “Biniatta Trade”, kanë shkuar për një këshilltar të lartë të kandidatit presidencial Ted Kruz në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ky lobist është Nick Muzin, dhe sipas gazetës në nëntor pranoi se pagesa ishte në emër të PD-së për të promovuar lidershipin konservator të Shqipërisë për biznesinin dhe liderët politikë në Shtetet e Bashkuara. Deklarata e tij në Departamentin e Drejtësisë erdhi si shkak i kërkesës për të zbuluar lobistët amerikanë që punojnë për klientë të huaj.

Muzin është një ish-shef i stafit të dy senatorëve republikanë dhe është fotografuar me një sërë liderësh, përfshirë presidentin Trump.

Gjithashtu “The Sunday Herla” shkruan edhe për sjelljen e liderit të PD-së Lulzim Basha, i cili fillimisht tha se raportimet për pagesën e kryer për lobimin ishte gënjeshtër, por të cilën e pranoi pas dëshmisë së Muzin. Gjithashtu Basha citohet të ketë thënë në parlamentin shqiptar se nuk ka asgjë për të fshehur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!