TËRMETI / Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë për të shpallurit në kërkim

schedule19:16 - 20 Shkurt, 2020

schedule 19:16 - 20 Shkurt, 2020

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg” për disa persona të shpallur në kërkim  nga mega-operacionit i ndërmarrë në këtë qytet pak kohë më parë në lidhje me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Burime për ABC Neës bëjnë me dije se është kërkuar burg për ish-kreun e ALUIZN-it Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon si dhe Artemis Malkon. Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.

Mbrëmjen e 13 dhjetorit policia ndërmori një valë të gjerë arrestimesh në Durrës, zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitekt, inxhinierë si dhe biznesmenë, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin, duke sjellë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona. Mësohet se në këtë operacion u lëshuan 17 urdhër-arreste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!