Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim përmes një njoftimi thotë se ka zhvilluar ditën e sotme takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në njoftimin e saj Kim thekson se ky takim ka ardhur duke parë zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmërinë që ka SHBA nga Shqipëria.
Kim thekson se SHBA pret që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe se SHBA-të janë këtu për ti vëzhguar dhe kontribuar.
Ky takim i ambasadores amerikane është zhvilluar jashtë vëmendjese së medias.
Statusi i plotë:
“Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara.
Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit.
Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike.
Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”, shkruan ambasadorja Kim./abcnews.al
I met today with PM Edi Rama, President Ilir Meta, and DP Chair Lulzim Basha to discuss recent developments and U.S. expectations. My full statement on these meetings: https://t.co/Gi8HUTshbZ | https://t.co/QpOcxIvzpE pic.twitter.com/IH5nDHsCZH
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 19, 2020