FOTO/ Sulmohet anija turke, flakët dhe tymi i zi mbulojnë portin

schedule16:19 - 18 Shkurt, 2020

schedule 16:19 - 18 Shkurt, 2020

Një anije turke është sulmuar me predha në portin e Tripolit në Libi duke shpërthyer në fjalë.

Sulmi është kryer nga forcat e gjeneralit Khaftar, i cili është duke luftuar me qeverinë e Tripolit, e cila është e njohur ndërkombëtarisht.

Më parë, ushtria e Khaftar kishte deklaruar se nuk do të lejonin afrimin e anijeve apo avionëve turq për të sjellë armë apo ndihma për qeverinë islamiste të Tripolit.

Turqia dhe Katari janë duke ndihmuar qeverinë e Libisë kundër forcave të gjeneralit Khaftar, i cili mbështetet njëkohësisht nga Egjipti, Arabia Saudite, Italia, SHBA-të, etj. /abcnews.al