Konkurrenca ende nuk e ka lënë në hije. Ernest Muçi e ka nisur mirë sezonin në Turqi, ndryshe nga sezoni i kaluar, e madje ka mundur të jetë në një nivel me blerjen më të madhe të edicionit në Superligën e këtij vendi.
Futbollisti i kombëtares shqiptare është në vendin e katërt në renditjen e rasteve të krijuara deri tani në kampionat, me 4 të tillë në 5 ndeshje, në të cilat ka qenë gjithmonë titullar.
Kjo do të thotë 0.8 raste për ndeshje, që është një mesatare më e mirë sesa ajo e shokut të shquar të ekipit, Mohamed Salah.
Egjiptiani, ish-protagonist I madh tek Liverpuli, ka gjithashtu 4 raste, por duke luajtur në 6 ndeshje, në të cilat ka qenë 5 herë titullar.
Natyrisht, Salah ka më shumë gola duke qenë sulmuesi kryesor I Trabzonsporit.
Në këtë renditje, në vend të tretë është shqiptari I Kosovës, Ermal Krasniqi, me 5 raste, një më pak sesa vendi i parë.
Sa për Muçin, ai shpreson të thyejë rekordet e karrierës që I arriti sezonin e kaluar, kur pati 15 gola e 9 asistë gjithsej, nga të cilët 11 rrjeta e 4 asistë në Superligë.
Shpresa është për të fituar më në fund titullin kampion, pasi vjet u fitua Kupa e Turqisë./abcnews.al

