E pamundur ta niste më mirë se kaq. Natyrisht, maksimumi do të kishte qenë të shënonte vetë, por kur në skuadër ke një superyll me emrin Mohamed Salah, duhet të jesh tepër I kënaqur me një asist.
Këtë bëri Ernest Muçi në daljen e tij të parë në fushë në Superligën turke për këtë sezon. Ishte një duel i madh, Trabzonspor- Bashaksehir, sidomos i veçantë për yllin kuqezi, pasi përballë ndodheshin skuadra e tij e tanishme dhe ish-ekipi që u bë I pari për të në Turqi.
Futbollisti i kombëtares shqiptare tregoi klasin me të nisur pjesa e dytë, kur gjeti Salah që shënoi për 2-1. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar. Vetë Muçi qendroi në fushë për 70 minuta duke bërë një paraqitje të mirë, dhe trajneri Fatih Teke e ndërroi për të mos rrezikuar, meqë është kthyer nga dëmtimi.
Dueli ndaj gjigandit të Stambollit u vendos nga dy rrjetat e shënuara pikërisht nga “Faraoni”. Salah realizoi për 1-0 që në 8’, por shpejt Beshiktashi barazoi kur ish-lojtari i Romës, Shomurodov ktheu në gol një penallti në 19’.
Me këtë sukses, Trabzonspori ka 4 pikë, po aq sa Gallatasaraji kampion, dhe një më shumë se rivalët stambollinj, Fenerbahçe e Beshiktash.Muçi pra e nisi kampionatin me pasim goli, ndërsa sezonin e kaluar pati gjithsej 15 rrjeta e 9 asistë, që ishin edhe rekordet e karrierës./abcnews.al


