Manchester City është dënuar nga UEFA për shkelje të rregullave financiare dhe nuk mund të luajë për dy vite në kupat e Europës. Beteja ligjore do të vijojë në CAS dhe Qytetarët janë të bindur që dënimi do të hiqet, ashtu sikurse edhe gjoba prej 30 milion eurosh.
Ferran Soriano, CEO i Manchester City, mësohet t’i ketë garantuar futbollistët për diçka të tillë. Fjalët e tij kanë qenë: “Më besoni siç ju besoj unë ju. Ky vendim do të rrëzohet”. Gazetari i Sky Sport, Kaveh Solhekol, zbulon edhe premtimin e Pep Guardiola para ekipit.
“Në çfarëdo lige të jemi, unë do të mbetem këtu. Edhe nëse ata na çojnë në League Tëo, unë do të rri këtu. Ky është momenti për të qenë të bashkuar”, është shprehur trajneri spanjoll, sipas gazetarit. /abcnews.al
Pep Guardiola has told Man City players: “Whatever league we are in, I will still be here. Even if they put us in League Two, I will still be here. This is a time for sticking together." City CEO Ferran Soriano told players: “Trust me like I trust you, this will be dropped.”
— Kaveh Solhekol (@SkyKaveh) February 17, 2020