Borussia Dortmund ka zhbllokuar ndeshjen me Eintracht Frankfurt në minutën e 33-të. Verdhezinjtë po luajnë në shtëpi dhe fitorja është detyrim. Autori i golit është Lukasz Piszczek.
34-vjeçari polak lëshoi një goditje të saktë me të djathtën nga jashtë zonës dhe konkretizoi aksionin e gjatë të skuadrës së tij. Fitorja e sotme e barazon Dortmundin me Bayern Munchen në krye dhe vendasit kanë hedhur një hap të sigurt drejt tre pikëve. /abcnews.al