Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, bën një jetë faraonike. Ylli i “Djajve” ka shpenzuar deri më tani plot 1.6 milion sterlina për të pasur në garazhin e tij makinat e preferuara. Në sy, bie Lamborghini Aventador, makinë që kushton 271 mijë sterlina, Ferrari 812 SuperFast, që kushton 282 mijë sterlina, si dhe Rolls Royce MatBlack, që i ka kushtuar ylli francez plot 260 mijë sterlina.
Gjithashtu, Pogba zotëron edhe një ‘jet’ personal, me të cilin fluturon me të afërmit e tij. Francezi nuk është kursyer as kur ka blerë shtëpinë e tij në Mançester. Kampioni i Botës u transferua te “Djajtë e Kuq” në vitin 2016 dhe gjashtë muajt e parë, qëndroi në hotel, në kërkim të shtëpisë perfekte.
Në janar të 2017, Pogba e gjeti dhe vila e tij në Mançester, kushton plot 2.6 milion sterlina. Vila e Pogba i ka të gjitha, si dhe bie në sy pishina në ambientet e brendshme, që është shumë pranë kuzhinës.
Partnerja e tij? Maria Zulay Salaues, e cila është shumë e fshehtë në rrjetet sociale. E lindur në Bolivi, modelja jeton aktualisht në Amerikë, gjë që shpjegon dhe vizitat e shumta të Paul Pogba në Shtetet e Bashkuara. Pogba dhe Salaues janë në një lidhje prej disa muajsh tashmë dhe pushimet e tyre, janë ekzotike dhe të çmendura./abcnews.al