Garda e Republikës shoqëroi në mënyrë urgjente për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Vladimir Gjutën pak më parë. Ai u kap pranë selisë së PS duke lëvizur i armatosur.
Nuk dihet nëse prania e tij aty lidhet me ndonjë qëllim, por në atë moment selia e PS ishte e mbushur me deputetë, ministra dhe vetë kryeministrin Rama pasi po zhvillohej mbledhja e Kryesisë.
Duke patur parasysh këtë fakt, Garda ka ndjekur lëvizjet e tij dhe ka bërë shoqërimin për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Gazetarja Glidona Daci njoftoi për abcnews.al se në momentin e shoqërimit atij i është kapur edhe një pistoletë.
Gjuta u lirua vetëm pesë ditë më parë nga paraburgimi pasi ishte kapur për dhunimin e një të afërmi me mjete të forta.
Gjatë sherrit ai i shkaktoi dëmtime të mëdha në fytyrë kushëririt të tij duke e goditur e çekiç.
Vladimir Gjuta është akuzuar gjithashtu për vendosje tritoli tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në atë kohë ai u kap gjatë një operacioni “blic” teksa ishte i maskuar me një paruke në kokë. /abcnews.al