Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, sërish ka qenë në qendër të vëmendjes në mediat angleze. Këtë herë tekniku portugez zgjodhi të bëjë një veprim paksa të çuditshëm, duke u qethur tullac. Deri këtu nuk ka asgjë për tu habitur, por gazetarët janë kthyer pas në kohë dhe këtu fillon ironia.
Ishte viti 2014 dhe Pep Guardiola ishte trajneri i Bayernit. Spanjolli kishte filluar aventurën në Gjermani dhe nuk Mourinho nuk mund të rrinte pa e thumbuar pak rivalin e tij. Në një intervistë portugezi deklaroi: “Nëse ti bën atë që të pëlqen, atëherë ty nuk të bien flokët. Guardiola është bërë tullac, ai nuk po e shijon më futbollin.”
Kjo ishte deklarata e Mout, i cili ngacmonte spanjollin që sapo i kishin rënë flokët. Dhe mesa duket as vetë Jose nuk po e shijon më punën e tij, në bazë të deklaratës të pesë vjetëve më parë.
Mourinho është qethur tullac, ndoshta për shkak dhe të Tottenhamit. Vetëm tre muaj në krye të “Spursave” dhe flokët ishin të tepërta për “Special One”. /abcnews.al
Jose Mourinho shows off dramatic new look as Tottenham manager shaves headhttps://t.co/kScyCKy9D7 pic.twitter.com/Nu9XndxNJG
— Mirror Football (@MirrorFootball) February 7, 2020