Musa Barrow po mposht i vetëm skuadrën e Romës. Sulmuesi nga Gambia shënoi golin e dytë dhe të tretë kundër skuadrës verdhekuqe. I pari erdhi pas një devijimi të lojtarëve kundërshtar, kurse tjetri ishte spektakolar.
Kundërzbritje e shpejtë e Bologna dhe sulmuesi 21-vjeçar bëri çfarë deshi me mbrojtjen vendase dhe në fund mposhti edhe portierin e Romës, duke shënuar golin që i çoi shifrat në 1-3. /abcnews.al