Shtatë fitore radhazi të Tiranës, këtë herë në Shkodër kundër Vllaznia. Rezultati përfundimtar, 0-1. Winful Cobbinah “engjëll”, Alen Sherri “djall”. Tre pikë të arta për bardheblutë, që ëndërrojnë titullin kampion. Kjo fitore i ngjit në vendin e parë për momentin, në pritje të ndeshjes së nesërme, Kukësi-Laçi.
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Adili, Malota (Shehi 56′), Marku, Gurishta, Ramadani, Hygor (Krymi 83′), Lika, Shtubina (Zogaj 66′), Silvio Junior. Trajner: Mirsad Jonuz
TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha (Karabeci 93′), Çelhaka, Torassa, Cobbinah (Sidibe 88′), Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo.
ARBITRA: Eldorian Hamiti, Ridiger Çokaj, Fatmir Lama, Maringlen Llukmani; ARBITRA LINJE: Adrian Beqiri, Blerim Ziri.
Karton të verdhë: Shtubina 30′, Lika 63′, Ramadani 65′, Marku 81′, Adili 91′ / Hoxhallari 54′, Batha 83′ /abcnews.al
NDESHJA – Tirana e nisi mirë ndeshjen, kjo ndihmuar edhe nga strategjia e Vllaznisë për të pritur prapa. Bardheblutë dominuan, ndërkohë që shkodranët nuk ia dolën të ishin të rrezikshëm përmes kundërsulmeve.
Elton Cale ishte motori i Tiranës, teksa në një rast e çoi topin mbi tra dhe në tjetrin u ndal nga portieri Alen Sherri. Rasti më i mirë erdhi një minutë para përfundimit të pjesës së parë, kur fillimisht rrezikoi Batha me kokë dhe më pas Muça nuk e arriti dot topin e devijuar nga portieri i kuqebluve.
LEXO EDHE: E pabesueshme, Silvio Junior ndalet për mrekulli nga Ilion Lika (VIDEO)
Në pjesën e dytë Tirana sërish zotëroi terrenin, por ishte Vllaznia skuadra që iu afrua golit me anë të Silvio Junior, i cili me parabolën e tij nuk e mposhti dot Ilion Likën. Portieri i bardhebluve ishe fenomenal me atë devijim.
Winful Cobbinah ishte heroi për Tiranan, i ndihmuar edhe nga portieri Alen Sherri, i cili gaboi në ndalimin e topit të gjuajtur nga ganezi prej jashtë zone. Topi u ndal në rrjetë dhe bardheblutë shpërthyen në festë, në atë moment dhe në fund të takimit, pasi e ruajtën epërsinë dhe morën pikët e plota. /abcnews.al