Kreu i opozitës, Lulzim Basha i kërkoi sërish kryeministrit Rama të shkoj në zgjedhje të parakohshme për t’i hapur rrugë një drejtimi të ri për vendin. Në një komunikim virtual, për 60 minuta Basha deklaroi se është i gatshëm të marrë përgjegjësi për drejtimin e vendit së bashku me ekspertët më të mirë, ndërkohë që kërkoi gadishmërinë e qytetarëve për të mbështetur alernativën e Partisë Demokratike.
Kërkesën e tij të përsëritur për zgjedhje të parakohshme, Lulzim Basha ja drejtoi kryeministrit Rama përmes një komunikimi të preferuar për të, atij virtual.
Në një format të ri komunikimi me qytetarët dhe nën sloganin “Po të dëgjoj”, kryedemokrati tha edhe mendimin e tij personal për kundërshtarin e tij politik.
Formati maqedonas, me qeveri tranzitore 45 dite para zgjedhjeve eshte i preferuari i opozitës, ndërkohë që besimin e kanë të plotë edhe në përdorimin e elektronikës.
Ndryshimin sqaroi se e ka nisur nga shtëpia e tij politike përmes hapjes së partisë me kritere të përcaktuara.
Në 60 minutatat e komunikimit të tij virtual me qytetarët, Lulzim Basha kërkoi vazhdimisht gadishmërine e tyre për të reaguar mbi situatën që po kalon vendi duke garantuar se forca e tij politike është e gatshme të marrë përgjegjësi. Komunikimi virtual i Bashës me qytetarët është pjesë e një fushate të re që kreu i opozitës ka nisur me qytetarët, të cilën e ka pasqyruar edhe përmes disa videosh në rrjetet sociale.