Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në rrjetin social “Facebook” ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Rama në Këshillin Antlantik, ku edhe u shpreh se tani që Shqipëria është mirë, BE tashmë është në gjendjen e saj më të keqe. Me tone ironizuese Vasili shprehet se meqënëse Rama është shumë mirë me banane e PPP, të ndihmojë edhe Europën e cila është aq prapa dhe ha pak “banane”.
“Po Edi ti vertet je shume mire me banane e PPP, ndaj jepi nje dore edhe Europes se Bashkuar, qe eshte aq prapa dhe ha aq pak… “banane”, ndihmoje Europen Edi jepe edhe Brukselin me PPP dhe nisi te gjithe te rinjte e Europes prapa diellit”, shkruan Vasili.
Statusi:
Edi Rama eshte shume mire me “bananet” dhe PPP, ndaj e gjithe rinia iken!?
Edi Rama flet me “sinqeritet” dhe thote: “Tani që jemi të mirë ata(BE) janë në formë të tmerrshme”.
Vertet Edi eshte shume mire se: Planin e “bananeve”, qe vijne nga Kolumbia eshte rritur me dhjetra here dhe vazhdon te rritet e te rritet dhe plani i Edit realizohet shume mire.
PPP rriten e rriten aq sa po kepusin ne mes ekonomine sic e thote qarte edhe Standard & Poor’s, por rendesi ka qe Plani i Edit realizohet shume mire.
“Planet” e Edit, qe realizohen shume mire e kane bere vertet ate shume te lumtur dhe s’ka si te jete ndryshe me gjithe keto tonelata “bananesh” dhe miliarda koncesionesh, por te rinjte e Shqiperise kjo lumturi e Edit po i largon me mijra si kurre me pare nga Shqiperia.
Po Edi ti vertet je shume mire me banane e PPP, ndaj jepi nje dore edhe Europes se Bashkuar, qe eshte aq prapa dhe ha aq pak… “banane”, ndihmoje Europen Edi jepe edhe Brukselin me PPP dhe nisi te gjithe te rinjte e Europes prapa diellit.
Go Edi Go./abcnews.al