Një aksident automobolistik është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.
Një person është goditur nga një kamion dhe ka mbetur i shtrirë në rrugë.
Bëhet fjalë për një burrë rreth 45 vjeç e cila edhe pse është transportuar menjëherë në urgjencë për ndihmë mjekësore por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë drejtuesi i Kamionit është ndaluar dhe shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se shkak i këtij aksidenti është bërë, tentativa për të kaluar autostradën nga këmbësori, ku për pasojë është goditur nga kamioni.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të këtij aksidenti të rëndë./abcnews.al