Artur Reginaldo Faite u përfol si opsion për Partizanin. Sulmuesi, i cili vjet shënoi 13 gola me fanellën e Kukësit dhe fitoi “Këpucën e Artë”, do të luajë sërish në Kazakistan. Futbollisti nga Mozambiku e ka njoftuar vetë diçka të tillë, përmes rrjeteve sociale.
Reginaldo që në fillim të muajit janar iu bashkua ekipit të Kaysar, që njoftoi se sulmuesi do të kalonte një periudhë prove. Sigurisht ai ka bindur dhe ditën e djeshme edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Kaysar.
Vetë lojtari ka falënderuar Shakhter Karagandy, që ia ka dhënë mundësinë të largohej prej tyre. Reginaldo, në eksperiencën e parë në Kazakistan, shënoi 3 gola në 14 ndeshje dhe tani kërkon të tregojë vlerat e veta më të mira, sikurse ka bërë në Superiore. /abcnews.al