“Statusquoja aktuale është e padurueshme”, Borell përshëndet qeverinë e re Kurti

schedule13:32 - 4 Shkurt, 2020

schedule 13:32 - 4 Shkurt, 2020

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, përshëndeti zgjedhjen e Qeverisë së re në Kosovë, duke thënë se mezi pret të intensifikojë diskutimet dhe bashkëpunimin midis BE-së dhe Kosovës. Ai përsëriti detyrimin që kanë palët për dialogun e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar nevojën e vazhdimit sa më të shpejt të këtij procesi. “Status-quoja” aktuale është e padurueshme.

Nuk ka asnjë alternativë për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Borell. Ai kërkoi fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe një angazhim të Kosovës në iniciativat rajonale, në dobi të Kosovës. Borell theksoi se sfidat me të cilat përballet Kosova “janë të rëndësishme”, por po kështu domethënës është edhe “potenciali i saj”.

Përfaqësuesi i lartë evropian tha se BE është e gatshme të ndihmojë Kosovën në agjendën evropiane të reformave dhe të vazhdojë mbështetjen në forcimin e sundimit të ligjit për përmirësimin e administratës publike dhe krijimin e vendeve të punës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!