Akuza se e vranë në burg, del ekspertiza paraprake për Andon Mëhillajn

schedule14:18 - 4 Shkurt, 2020

schedule 14:18 - 4 Shkurt, 2020

Kanë dalë të dhënat paraprake nga ekspertiza mbi vdekjen e Andon Mëhillajt dy ditë më parë në burgun e Peqinit ku po vuante dënimin përjetë.

Pas vdekjes, familja ngriti dyshime për një vrasje të tij duke akuzuar autoritetet e burgut, por duket se nga mbikëqyrja paraprake e trupit rezulton se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.

Në trupin e Mëhillajt nuk u konstatuan shenja që mund të çojnë në përfundimin se është vrarë apo vetëvrarë, ç’ka bën që autoritetet të presin rezultatin final të ekspertizës që do të konfirmojë shkaqet e vdekjes së Mëhillajt.

Mëhillaj kishte një dënim me burgim të përjetshëm si pjestar i “Bandës së Tritolit” ku ishte edhe Julian Sinanaj.

Në 2014 ai u vetëdorëzua në policinë e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e kësaj bande famëkeqë, pas të cilës fshihen disa vrasje dhe jo vetëm.

Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit. Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për “Akte terroriste” dhe “Financim të terrorizmit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!