EMRI/ Atentat në Vlorë, plumba ndaj Marion Mitros: Gjendet makina e djegur e autorëve

schedule12:25 - 26 Janar, 2021

schedule 12:25 - 26 Janar, 2021

Një atentat ka ndodhur pak më parë në Vlorë. Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Bibliotekës së qytetit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar nga makina ndaj një qytetari.

Mësohet se i plagosuri është Marion Mitro, ndërsa policia bën me dije se në aksin rrugor Vlorë- Selenicë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Kush është Marion Mitro?

Për herë të parë emri i tij doli para prokurorëve gjatë dëshmisë së Ndriçim Gjokonës në lidhje me bandën e tritolit të Julian Sinanajt.

Në atë kohë, Gjokona tha se kishte marrë porosi nga Mitro për vendosje tritoli ndaj disa objektivave. Mitro ka qenë polic më herët, ndërsa rezulton i dënuar me 8 vite burg për rolin në bandën e Julian Sinanajt.

Lexo edhe: Pjesë e bandës së tritolit të Julian Sinanajt, i vuri bombën ish-prefektit: Kush është objektivi i plumbave sot në Vlorë

Prokuroria e akuzoi se Mitro ishte personi që bënte lidhjen mes personave që porosisnin vrasjet dhe Julian Sinanajt, i cili përgatiste bombat dhe ekzekutontje porositë.

Në vitin 2014, atij iu sekuestruan disa apartamente dhe lloigari bankare në një biznes ku ishte bashkëortak pasi dyshohej se të ardhurat ishin siguruar nga veprimtari kriminale.

Po në vitin 2014, Mitro u akuzua si personi që vendosi bombën poshtë makinës së ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al