Shkurtaj: Kontrata me Kukësin mbaron në verë, penalltia ishte e pastër

schedule19:21 - 2 Shkurt, 2020

schedule 19:21 - 2 Shkurt, 2020

Vasil Shkurtaj shënoi dy gola kundër Flamurtarit, duke shkuar në kuotën e 13 golave në Superiore. Pas ndeshjes, sulmuesi i Kukësit foli për Supersport, ku preku shumë tema rreth tij dhe Kukësit.

NDESHJA – “E dimë shumë mirë problemet që ka Flamurtari. Patëm dhe ndeshjen me Luftëtarin që e nënvlerësuam dhe humbëm pikë. Sot ishim më të përqendruar dhe e kërkuam golin që në fillim. Shënuam shumë shpejt dhe ndeshja foli vetëm për ne”.

GOLASHËNUES – “Siç e kam thënë, si sulmues kërkoj Këpucën e Artë. Më shumë dua të fitojë ekipi dhe dua të fitoj kampionatin me Kukësin”.

SEZONI – “Është normale, kur shkon në një ekip, kërkon pak kohë të ambientohesh. Këtë sezon, kam bërë dhe fazë përgatitore dhe ndihem shumë mirë te Kukësi”.

E ARDHMJA – “Kontrata ime mbaron në verë, nuk e di çfarë do të bëj për të ardhmen. Për momentin, jam i fokusuar te Kukësi”.

RIVALËT – “Është shumë herë të themi që tani, kemi shumë ndeshje përpara. Po shikojmë vetëm ekipin tonë dhe po përpiqemi të japim më të mirën. Rëndësi ka që fituam sot dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Laçit”.

PENALLTIA – “Po, është penallti. Ka prekje të lojtarit, me këto pamje duket penallti”.

TIFOZËT – “Kundër Luftëtarit nuk dhamë atë që duhet, kundër Partizanit ishim shumë më mirë dhe fituam. Kur luan para shumë tifozëve kundër një skuadre si Partizani, jep më shumë. Por duhet ta ndryshojmë këtë gjë dhe e treguam që sot kundër Flamurtarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!