Zëvendës kryeministri nga Vetëvendosje, i nominuar nga Albin Kurti, Haki Abazi ka qenë optimist për arritjen e marrëveshjes midis këtyre dy forcave politike, Vetëvendosjes dhe LDK-së, duke e konsideruar vullnet të qytetarëve që votuan në masë këto dy parti.
Në një intervistë eksluzive për ABC News, Abazi është shprehur se krijimi i qeverisë së re është nevojë e kohës dhe zhvillimeve të rëndësishme që po ndodhin në Kosovë.
“Ne hymë me vullnetin më të mirë të përcaktuar nga vota qytetare dhe nëse do ta marrim me çdo vend tjetër në tranzicion, postkonfliktit është një shembull i jashtëzakonshmëm se si në mënyrë demokratike qytetarët votuan për ndryshimin e madh, duke i dhënë besimin dy subjekteve politike që ishin në opozitë për një kohë të gjatë kundrejt partive politike ku jo vetëm ne, por opinioni i përgjithshëm është se në një mënyrë apo në një tjetër kanë kapur shtetin në çdo apekt, politik, ekonomik, kontrollit të sektorit privat gjithandej. Është një shembull në vete që besoj se do të shërbeje edhe si formë e besimit se si qytetarët arritën që me votën e lirë demokratike të bëjnë një verdikt të madh elektoral, duke na dhënë besimin e përbashkët. Duke u bazuar në këtë parim, ne si vetëvendosje e cila është dhe e shquar dhe e mirënjohur si një subjekt politik i dalë pas rënies së murit të Berlinit nga baza qytetarëre me aktivistët dhe mobilizimin politik të qyetarëve unë kam qenë optimist se ne në fund do të arrinim që të krijonim qeverinë e koalicionit LDK-VV, e cila nuk do ta bëjë me shkop magjik ndryshimin, por do të jetë e determinuar që ta kthejë Kosovën në binarët e shtet ndërtimit”, tha Abazi.
Gjithashtu ndër të tjera në intervistën e tij për gazetaren Linda Karadaku, zv.kryeministri i nominuar i Vetëvendosjes është shprehur se ky ndryshim ishte i nevojshëm pas zhvillimeve të 20 viteve të fundit në Kosovë. Krijimi i qeverisë së re ishte një urgjencë jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë por edhe për të gjithë rajonin.
“Është një situatë që për 20 vite është përzier aq shumë përmbrenda standarteve, vlerave funksionimit demokratik, mosrespektimit të të gjithë rregullave dhe shpesh herë parlamenti është bërë shpesh sa për sy e faqe. Ne kemi synuar që të kthejmë një standart të ri. Vërtet ajo shtëpi e shenjtë e demokracisë në Kosovë për të cilën është luftuar për shumë kohë që të krijohet një parlament i mirë ku zëri i deputetit të jetë vërtet përçim i interesit të qytetarëve dhe jo një vend ku zierit e pazareve dhe gjuajtje batutash. Urgjenca e zhvillimeve në Kosovë dhe në Shqipëri edhe në rajon në përgjithësi bën që ne të ndjejmë më shumë përgjegjësi se vetëm krijimin e qeverisë, ne duhet të jemi palë që duhet ti përgjigjemi një numër të madh nismash që janë edhe nga Unioni Evropian edhe nga shteti mik i yni amerikan por edhe lojrave që vijnë nga shtete tjera të cilat jo domosdoshmërisht e duan faktorizimin shqiptar në Ballkan. Këtu e kam fjalën për Rusinë apo shtetet e tjera që mund të shfrytëzojnë vakumin apo kapjen e shtetit mosfunksionimin e plotë të shtetit shqiptar nga ana tjetër duke pasur parasysh defiçitin e madh demokratik dhe minimumin e legjitimintetit të funksionimit të qeverisë shqiptare nga ana tjetër”, është shprehur Haki Abazi./abcnews.al